Report TV - Ja hipoteka që depozitoi Basha për lejen apartament 237.6 m2 + 203m2 verandë
  • 5 years ago
Përkundër reagimit zyrtar të PD-së, e cila mohoi ndërtimin e katër dhomave shtesë pa leje që kryetari Lulzim Bash aka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të në rrugën ?Dervish Hima?, faktet tregojnë krejt të kundërtën. Në dokumentacionin e depozituar në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje për shtesë kati në periudhën kur ishte po vetë kryebashkiak, Lulzim Basha ka paraqitur certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën e apartamentit që zotëron 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku edhe ka bërë dhomat pa leje.

Ndërkaq, banorët e dy kullave konfirmojnë se Basha banon në kullën Nr. 2, ku ka bërë shtesë pa leje dhe ka zaptuar tarracën, ndërsa ka dhënë me qira shtëpinë tjetër në kullën Nr.1, për të cilën i dha leje vetes në 2014.

Nga ana tjetër, në një kohë kur kreu i PD-së e cilëson si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, Basha nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së të Bashkisë së Tiranës që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimet përkatëse për shtesën pa leje në kullën Nr.1. Kjo tregon se ai ka diçka për të fshehur.

Të gjendur në këto kushte, punonjësit e IMT-së i kanë dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare, ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.
Recommended