Ora News - Mbyllen lotot, kazinotë ende hapur

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pak kohë nga afati i mbylljes me ligj të basteve të sportit, disa prej tyre në kryeqytet e kanë vënë aktivitetin në shitje ose në qira. Ndërsa, e kundërta ndodh me kazinotë, të cilat janë ende të hapura dhe pas asnjë tentativë për mbylljen e tyre.

Disa nga pikat e basteve në kryeqytet kanë mbyllur qepenat, duke lajmëruar kështu mbylljen e biznesit të tyre. Të tjerë kanë vendosur edhe lajmërimet për dhënien me qira edhe shitjen e ambientit.

Ndërsa, disa prej ambienteve që dikur ishin në funksion të lotove të sportit janë shitur tanimë. Madje, njoftimet për shitjen apo dhënien me qira të këtyre bizneseve kanë filluar publikimin edhe online, duke iu ardhur kështu në ndihmë pronarëve për të menaxhuar ambientin e aktivitetit, i cili nuk mund të funksionojë më si loto sporti.

Megjithatë, disa pika të tjera të basteve janë ende në punë. Jashtë kamerave, pronarët e tyre tregojnë se do të punojnë edhe pak këto ditë të fundit, ndërsa të tjerë kanë gjetur si zgjidhje mbajtjen e ambientit dhe përdorimin e tij si bar kafe. Por, ndonëse këto pika të basteve kanë filluar lëvizjen për aktivitetet e tyre, e kundërta po ndodh me kazinotë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllen-lotot-kazinote-ende-hapur

Recommended