Mbyllen kazinotë dhe pikat e basteve

  • 5 years ago
?Në disa vende është traditë që natën e Vitit të Ri të luhet bixhoz, pasi sjell fat. Në Shqipëri dje ishte hera e fundit që kjo lejohej. Që sot kazinotë, pikat e basteve, përfshirë dhe ato online nuk do të ekzistojnë më.?

Në kryeqytet janë të rralla bastet të cilat ende nuk kanë hequr logot, ndërsa kazinotë duket se kanë shfrytëzuar të gjitha limitet ligjore për të funksionuar deri në orët e fundit.

Qeveria vendosi që të mbyllë të gjitha pikat e basteve, në total në Shqipëri numëroheshin 4 200 pika.

Po ashtu mbyllen edhe kazinotë, zhvillimi i këtyre lojërave do të lejohet vetëm në resortet me 5 yje që do të ndërtohen në të ardhmen.

Industria e kumarit ka deklaruar se mbyllja do të sjellë afro 7 mijë të papunë, dhe në buxhetin e shtetit do të mungojnë 25 milionë dollarë që derdheshin nga taksat e kompanive në këtë treg.

Vlerat që janë luajtur në kazino dhe baste arrijnë qindra milion euro. Në 6 vite, shqiptarët kanë shpenzuar  në këtë industri 592 milion euro. Me këto shifra, i bie që çdo qytetar i në Shqipëri, mbi 18-vjeç, të ketë luajtur të paktën njëherë 280 euro në lojëra fati.

?Mbyllja e kumarit do të ketë efekte negative në buxhetin e shtetit, por dhe në rritjen e papunësisë. Por unë uroj që ato para që do të shpenzoheshin në këtë industri të investohen dhe të shtohen në familjet shqiptare.?

Tv Klan

Recommended