Report TV - Dzanazhvili mbyll pikat e basteve, pezullon Xhoi-Lloton

  • 8 years ago
Amiran Dzanazhvili, biznesmeni gjerorgjiano-izraelit dhe izraeliti tjetër Ofer Nimrodi që po hetohen prej disa kohësh për pastrim parash nga njësia hetimore Task-Forcë, me një vendim të çuditshëm kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin e kompanisë së basteve sportive ?Xhoi-lloto?, të blerë prej tyre me një vlerë prej rreth 5.6 milion euro.

Pezullimi i kompanisë së basteve është bërë vetëm pak vite kur kjo kompani është blerë nga Dzanazhvili dhe Nimrodi tek dy shqiptarët Ervin Canollari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku.Transaksionet bankare për blerjen e kësaj kompanie janë konsideruar të dyshimtë, kjo për shkak të orgjinës të dyshimtë të eurove që u dhanë për blerjen e pronësisë së firmës së basteve në Shqipëri.Mirëpo pas nënshrimesh të një seri kontratash, Amiran Dzanazhvili në cilësinë e drejtuesit të kësaj kompanie, për shkak se disponon 85 për qind të aksioneve, ka vendosur të mbyllë thuajse të gjitha pikat e basteve në Shqipëri.

Ky veprim është kryer në 10 qershor të 2016, dhe fill pas këtij vendimi në 21 qershor të 2016 biznesmeni gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanazhvili ka autorizuar përfaqësuesin e tij Olger Priftin të pezullonte aktivitetin e kompanisë së basteve. Kjo lëvizje shihet si një vendim manovër i Dzanazhvilit dhe Nimrodit për të shmangur detyrimet tatimore ose për të shpallur falimentin e kompanisë. Ndërkohë që sipas ekspertëve, një lëvizje e tillë për një kompani të blerë pak vite më parë me rreth 5.6 milion euro shihet më shumë si një gjendje kolapsi i saj, ku duket se pas këtij pezullimi kërkohet të kryhet një rioganizim me qëllim rihapjen e këtij aktiviteti.

Blerja 50 mijë euro të aksioneve të Priftit
Shtatë muaj përpara se të shpallte pezullimin e aktivitetit të kompanisë së basteve ?Xhoi-Lloto? biznesmeni Amiran Dzanazhvili ka blerë aksionet e kompanisë ?Premere Service? që zotërohet nga ish-deputeti Dritan Prifti. Ky i fundit ka pasur 5 për qind të aksioneve në ?Xhoi-Lloto?, dhe që prej dhjetorit 2015 është larguar nga kjo kompani duke ia shitur kapitalin Dzanazhvilit.Gjeorgjiano-izraelit 7 muaj pas kësaj blerje ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë së tij, në Shqipëri.

Recommended