Report Tv - Vendimi i qeverisë për mbylljen e basteve, qytetarët përshëndesin aksionin
  • 5 years ago
Duke filluar nga data 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike në Tiranë. Vendimi i qeverisë për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018, kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive, detyroi të gjithë këto biznese që të mbylleshin, ose të gjenin rrugë të tjera alternative për të mbijetuar. Në Tiranë, vazhdojnë aktivitetin vetëm ato biznese që funksiononin dhe si kafene, duke bllokuar aktivitetin e basteve.

Pothuajse të gjitha kërkesat për mbyllje janë dërguar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, e cila i firmos dhe i dërgon për procedim të mëtejshëm në institucionet e tjera, deri në mbylljen e plotë të aktivitetit. Deri tani, 4300 pika të dikurshme të basteve, kanë dorëzuar kërkesat e tyre për mbyllje. Ndërsa qytetarët përshëndesin vendimin e qeverisë dhe theksojnë se duhet të ishte marrë më parë.

Të mbyllen. Shumë mirë kanë bërë, duhet të ishin mbyllur me kohë. Lanë të rinjtë lekët atje.

Qytetarët
Recommended