Ora News - 38 martirët pranuan pushkatimin përkundrejt besimit në fe

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në ditën e Krishtlindjeve një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe klerikëve martirë, të cilët dhanë jetën e tyre në këmbim të besimit në Zot. 38 martirë të klerit katolik u pushkatuan nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974. Ata u shpallën shenjtorë të kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales në Shkodër.

Besimi ka mbizotëruar përherë në popullin shqiptar. Edhe në kohën e komunizmit, i ka mbijetuar torturave dhe persekutimit të asaj periudhe. Shembulli më i madh mbetet ai i klerikëve katolikë, të cilët u ekzekutuan dhe persekutuan vetëm për shkak të fesë.

38 Martirë të klerit katolik janë pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974 për shkak të besimit në fe. Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj.

Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës. Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrëqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrëqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Hapja e procesit dioqezan sipas Radio Vatikanit, për lumnimin e këtyre martirëve u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në Katedralen e Shkodrës. U lumnuan dhe shpallën shenjtorë të kishës katolike më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales në Shkodër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/38-martiret-pranuan-pushkatimin-perkundrejt-besimit-ne-fe

Recommended