Ora News - A janë uljet e çmimeve reale?

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Atmosfera e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri është një periudhë ku blerjet janë më të mëdha.

Vitet e fundit në Shqipëri dyqanet ofrojnë ulje me raste festash të cilat variojnë nga 20% deri në 50%.Por sa reale janë ato?

Një pjesë e qytetarëve shprehen se shpesh tabelat e uljeve vendosen më shumë për të tërhequr klientelë .Sipas tyre në Shqipëri mungon kultura e ofertave të mirëfillta siç ndodh në shumë vende të botës.

"Nuk ka ulje përkundrazi ka ngritje. Edhe qumështi ishte rritur me 5 lekë. Dhe dyqanet i nxjerrin kot lajmërimet, sepse nuk ka ulje.

Megjithatë ka edhe qytetarë që i vlerësojnë uljet sado të vogla janë ato.

Pavarësisht kontrolleve në Shqipëri gjithmonë ka rritje të çmimeve për festa si për produktet ushqimore ashtu edhe për ato të veshjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jane-uljet-e-cmimeve-reale

Recommended