Ora News - Festohet Krishtlindja, klerikët mesazhe për solidaritet dhe angazhim social
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Besimtarët e krishterë në të gjithë vendit kremtojnë sot Krishtlindjen. Klerikët dhanë mesazhe për solidaritet e angazhim social në të mirë të vendit, ndërsa besimtarët u lutën për më shumë harmoni e lumturi në familjet shqiptare.

Katolikët në mesnatë dhe ortodoksët në mëngjes, kremtuan në të gjithë vendin festën e Krishtlindjes.

Bëhuni dritë për ata që u rrethojnë, ishte mesazhi i Arqipeshkvit Angelo Masafra për besimtarët katolitikë të Shkodrës.

Masafra: Ajo ditë e vogël që ndriçon jetën tonë mund të ndriçojë dhe të tjerët.

Mesha e shenjtë e lindjes së Krishtit u pasua nga një spektakël fishekzjarresh.

Ndërsa ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale, në mesazhin e tij u ndal tek largimi i shqiptarëve.

Otavio Vitale: Ndoshta është më mirë, garë e punës, garë ekonomike, por nuk gjen një familje.

Nën frymën e solidaritetit, kjo Krishtlindje ishte e gëzueshme edhe për fëmijët në nevojë të Lezhës.

Për ta menduan nxënësit e shkollës së kuzhinës që u ofruan drekën e Krishtlindjes.
Arbër Avdia: Çdo fëmijë jo vetëm në Shqipëri, por kudo që ndodhet, duhet të ketë festë.

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët ortodoksë mbushën kishat në të gjithë vendin për të festuar lindjen e Jezu Krishtit.

Ata kryen ritet fetare dhe uruan për më shumë harmoni e lumturi në familjet shqiptare.

Pas meshave të shenjta, festimet për Krishtlindjen vijojnë në familje sipas traditës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/festohet-krishtlindja-kleriket-mesazhe-solidaritet-dhe-angazhim-social
Recommended