Pa Gjurme- Reagon kosovari per akuzat: “Une i dhashe para fallso mikut nga Kukesi

  • 5 years ago
Pjesa e dyte Dt 21 DHJETORE U largua nga shtëpia më 1 shtator të vitit 2001, nga fshati Nangë, i Kukësit. 45-vjeçari Mehdi Shehu u tha familjarëve se do të largohej në drejtim të Prizrenit me qëllim për të rregulluar makinën. Në dijeninë e familjes ai është larguar nën shoqërinë e një shtetasi kosovar, me emrin Argjend Berisha. Miqësia e tyre prej një viti, kishte lindur që kur ndodhi eksodi i kosovarëve në kohën e Luftës në Kosovë.

Pasditen vonë të 1 shtatorit u tha famijarëve se nuk do të vinte atë natë. Kur mberriti nuk mori telefon, pasi nuk kishte telefon as famija as ai. Të nesërmen Mehdiu nuk u kthye në banesë. Nuk arriti të komunikonte që nga ajo ditë me familjarët, pasi as këta të fundit, as Mehdiu nuk kishin një telefon asokohe. Pas afro katër ditë nga largimi i Mehdiut, vëllai Kujdesi Shehu u nis drejt Prizrenit tek vendi ku mendohej se kishte shkuar Mehdiu, në tregun e makinave, pasi vetë miku i 45-vjecarit, Argjendi merrej me shitblerje makinash. Ky i fundit i pohon se e kishte përcjellë deri ne doganë dhe Mehdiu ishte nisur për Tiranën rreth orës 11 e 30 të natës se gjoja i kishte dhënë euro fallco për t?i këmbyer në Tiranë.

Atë ditë ndodhi një fatkeqësi në familje, vdiq babai dhe familjarët nuk iu futën më kërkimeve për Mehdiun. Ndërsa vetëm pas disa muajsh bënë një denoncim në policinë e Kukësit. Dyshimet e familjarëve mbeten tek miku i tij Argjendi, pasi sipas tyre vetëm ai di të vërtetën tregon rreth fatit të 45-vjeçarit. Mehdiu ka vite që lë në ankth zemrat e familjarëve të tij, bashkëshortes dhe 4 fëmijëve.

Recommended