Pa Gjurmë- Edmond Baftjari reagon me intervisten: 'Gazetaren do e denoncoj, pasi shpifi për mua'

  • 6 years ago
TIRANË- Ditën e djeshme në Report Tv është transmetuar historia e Flora Baftjarit, një zonjë nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin ?Pa gjurmë? dhunën që ushtron i vëllai Edmond Baftjari ndaj saj, dhe familjarëve të tjerë nënës dhe babait.

Në rrëfimin e saj në studio e motra e tij, Flora ka rrëfyer se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj, madje edhe duke këmbëngulur që ajo të martohet me një besimtar mysiliman, ky i fundit i përzgjedhur nga Ahmet Kalaja.

Flora: Hyri brenda në shtëpi dhe duke diskutuar dhe më tha që kemi një lajm të mirë për vajzën tuaj. Zoti Ahmet Kalaja ka qënë në shtëpinë time. Ai ka qënë bashkë me Mondin. Ai ka bërë shumë gabim që e ka mohuar sepse ai ka qënë në shtëpi me Mondin. Ka qënë vetëm një herë. Pastaj kanë qënë edhe myslimanë të tjerë. Rreth 30 të tjerë. Nëna më tha që Ahmeti ka ardhur që ka ardhur të bëjë një fejesë

Recommended