Ora News - Studenti-Ramës: Imagjino Merkel me meme në Instagram. Kryeministri: S'të jap llogari ty

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë takimit me studentë dhe pedagogë të Arkitekturës, një student i tha kryeministrit Rama se i kishte ofenduar duke i konsideruar ngelësa dhe terma të tjerë të përshtatshëm.

Debati:

Studenti: Kur do të ndodhin këto përgjysmimet e pagesave dhe rikonstruksionet, sepse vërtetë u ul tarifat e bachelor po e masterit kur do të ulet. Është mirë të kemi përgjigje zyrtare dhe jo monologje të gjata.

Rama: Kur ju kam thënë unë juve që jeni ngelësa?

Studenti: E keni thënë në Facebook, keni thënë zhurmë kazani. Unë një gjë nuk e kam kuptuar se nuk e imagjinoj dot Merkelin apo çdo kryeministër të çdo vendi me ato statuse në Instagram. Unë jam student dhe nuk bëj meme.

Rama: Ku e ke hallin, do humor tani. Do të bëj që të qeshi gjithë Shqipëria me ty? Nuk të jap llogari ty se si e përdor Instagramin. Unë nuk kam thënë se ju të gjithë jeni ngelësa. Unë kam bërë një koment nga shumë komente me ata që shkruajnë. Është një shprehje respekti. I kam thënë dikujt aty; je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat?

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studenti-rames-mos-na-ofendo-fol-si-kryeminister

Recommended