Report Tv-Rrëzohet propozimi i Metës për kryetare të KLSH

  • 5 years ago
TIRANE-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka propozuar Kuvendit rrëzimin e kandidaturës që Presidenti Ilir Meta propozoi për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryetari i Komisionit, Erjon Braçe deklaroi se Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në fushën e audit financiar dhe se emërimi do të rrezikonte vijim normal të krijimit të organeve të reja të drejtësisë në Shqipëri. ?Zonja Tusha nuk ka eksperiencë në fushën e kontrollit financiar dhe ekonomik, e cila është një specifikë shumë e domosdoshme për kryetarin e KLSH-së.

Plus, Tusha është zv/ kryetare e KED (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) dhe nuk mund të zëvendësohet, pasi shorti hidhet njëherë në vit dhe për shkak të detyrës rrezikon vijimin normal të organit të ri, proces më i rëndësishëm se KLSH? tha ai. Vitore Tusha është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun, kjo pasi dje u shkarkua përfundimisht kryetari Bashkim Dedja. Por cfarë ndodh me KED nëse do të largohet Vitore Tusha?

Vitore Tusha është zgjedhur pak ditë më parë anëtare e KED, institucion që ka rolin e vlerësimit të kandidaturave për anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, por edhe institucioneve të tjera. KED duhet të përbëhet nga nëntë anëtarë, mes të cilëve dy duhet të jenë nga Gjykata Kushtetuese. Nëse Tusha do të emërohet në krye të KLSH-së atëherë në KED nuk do të kishte asnjë anëtar nga Gjykata Kushtetuese duke futur në ngërç institucionin e ri të drejtësisë, pasi Bashkim Dedja u shkarkua dje.

Recommended