Kritikët e PD, Boçi: Kanë zgjedhur të ngrohen në diellin e rrezeve të qeverisë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se kritikët e PD kanë zgjedhur të ngrohen në diellin e rrezeve të qeverisë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai mori shembujt e Majlinda Bregut dhe Ridvan Bodes, të cilët -tha ai- kanë qenë eksponentë të lartë të PD, por tani janë përfaqësues të qeverisë.

Luçiano Boçi: Kur kalon në opozitë ka dy rrugë, ose do zgjedhësh përballjen vazhdimin e opozitës ose do zgjedhësh dillin politik për tu ngrohur në diellin e rrezeve të qeverisë. Nëse do marrim emra, brenda etikës politike, zonja Bregu ka qenë funksionare e lartë e PD dhe sot është përfaqësuese e qeverisë. Edhe zoti Bode, i cili ka qenë figura 2 e PD, është një nga numrat kandidat si përfaqësues i qeverisë. Ndërsa Patozi ka zgjedhur të mos jetë i përfaqësuar nga kryetari aktual, duke e bërë atë luftën politike në planin personal. Nga e gjithë kjo situatë dëmi nuk shkon tek lidershipi sepse lidershipi forcohet, por tek ai militanti. E trondit emocionalisht, por nuk pengon angazhimin e tij të plotë.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kritiket-e-pd-boci-kane-zgjedhur-te-ngrohen-ne-diellin-e-rrezeve-te-qeverise

Recommended