Ora News - BSH, masa për të ulur kostot e dërgesave nga emigrantët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë do të marrë nisma ligjore dhe infrastrukturore për të lehtësuar dhe ulur kostot e dërgesave nga emigrantët.

Guvernatori Gent Sejko tha se e rëndësishme është që për të arritur këtë të veprohet sipas një plani konkret

Sejko: Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve që përmenda më parë, mbetet ende shumë për t?u bërë, dhe në këtë kuadër ftoj të gjithë të vijojmë përpjekjet me të njëjtin intensitet të treguar deri më tani për të modernizuar tregun vendas të pagesave. Në periudhën afatmesme, Banka e Shqipërisë do të fokusojë përpjekjet në një sërë nismash, ku si më të rëndësishmet do të theksoja zhvillimet e mëtejshme ligjore dhe përmirësimet infrastrukturore. Një hap i rëndësishëm në periudhën afatmesme konsiderohet hartimi i projektligjit ?Për llogarinë e pagesave?.

Ndërkohë ministri për Diasporën theksoi se remitancat janë të ardhua kyce për ekonominë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bsh-masa-te-ulur-kostot-e-dergesave-nga-emigrantet

Recommended