Ora News - Studenti-Ramës: Po na merr çdo gjë. Nuk dorëzohemi!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një student përpara selisë së Kryeministrisë, i bëri thirrje kryeministrit Rama që të dorëzohet dhe të plotësojë 8 kërkesat e studentëve dhe një kërkesë të nëntë, siç theksoi ai, heqjen e procedimeve penale.

Student: Mu desha të largohesha për disa orë, pasi punoj në Call Centër dhe mu desh t'ju thoja se jam në protestë. Të gjithë kolegët u ngritën dhe duartrokitën. Ata janë me ne.

Ata kërkuan njëzëri që edhe zëri i tyre të përfaqësohen sepse nuk mund të shkëputen, por në momentin e parë do të vijnë këtu. Më kërkuan që të mos frikësohem. I thashë që nuk e njoh frikën. Frikën duhet ta njohë ai para sovranit dhe jo sovrani para një individi.

Sigurisht, dua t'i bëj thirrje prindërve të mi; mos u merakosni për mua. Nuk jam vetëm. Shikoni sa janë këtu. Nuk ka negociata. Po qarkullon një lajm nuk e di sa është i vërtetë që ministrja do të bëjë deklaratë për largimin nga Ministria e Arsimit.

Nuk kemi problem me ministren. Problemi është këtu, çelësi është këtu. Çdo gjë ka një kufi dhe një durim, mos na e mat më shumë pulsin. Po e ritheksoj edhe një herë, nuk do të bësh me studentët, atë që bëre me teatrin. I përçave, ti e di çfarë bëre. Ne nuk na bën dot gjë. Unë kam biçikletë dhe me atë do të qarkulloj.

Mos e nënvleftëso fuqinë e studentëve. Nuk janë vetëm ata këtu, janë edhe prindërit, vëllezërit dhe motrat tona si në Shqipëri dhe në diasporë. Ata janë me ne. Përgëzoj në veçanti studentët e Shkodrës që u bashkuan sot me ne. I bëj thirrje kryeministrit, mos u përpiq ta hedhësh fajin gjetkë se nuk e hamë sapunin për djathë. Sapunin për djathë e hanë ata që blihen, ne nuk blihemi. Janë 8 kërkesa dhe e nënta është të heqësh procedime penale. Policia të vijë këtu të më arrestojë po të duan. Kauza ime është në flamur.

Ju po na merrni çdo gjë. Unë nuk dua të iki në kurbet. Dua ta ndërtoj të ardhmen time këtu. Dua të rris fëmijët e mi këtu. Kjo nuk është vetëm kauza e studentëve, është kauza e të ardhmes. Mos rrini duke mërmëritur nëpër dhëmbë apo në Facebook. Nuk është atje protesta, protesta është këtu. Ju bëj thirrje nënave dhe prindërve që protesta është këtu.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studenti-rames-nuk-do-besh-me-ne-ate-qe-bere-me-artistet-po-na-merr-cdo-gje-nuk-dorezohemi

Recommended