Ora News - Buzhala: Idhulli i Ramës, Erdogani. Shpresoj tek një "Pranverë shqiptare" me protestat
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Botuesi i gazetës Ekspress në Kosovës, Berat Buzhala në një lidhje për Ora News, tha se shpreson tek një pranverë shqiptare me anë të protestave të nisura nga studentët në Tiranë. Ai thekson se Rama ka idhull presidentin turk, Erdogan me autoritarizmin e tij.

Buzhala: Në disa vende të rajonit si Hungaria, Serbia, Polonia dhe kryeqendra prej tyre është Serbia, ku autokratët e përdorin demokracinë për të arritur qëllimet e tyre. Rama është më i riu prej tyre në këtë zanat. Idhulli i tij ose referenca kryesore e tij politike është Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk është asgjë tjetër vetëm një autokrat. Problemi i tyre më i madh është kur ka kaq shumë njerëz. Aty nuk ka as lidership, prandaj kjo ia vështirëson punën Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Në përmasa të tjera, kjo ndodhi edhe në rrugët e Francës. Kërkoi edhe falje. Rama do të kërkojë në fund edhe pse arroganca e tij është shumë e madhe, që nuk ia lejon lehtë të kërkojë falje.

E mira e të mirave është që partitë opozitare të qëndrojnë larg kësaj proteste sepse ata janë më shumë meritorë pse Edi Rama është këtu. Dëshira e tyre me kapë protestën do ta ndihmonte shumë. Unë nuk mendoj që problemi më i madh i studentëve janë tarifat. Studentët duhet të artikulojnë edhe kërkesa të tjera të qytetarisë shqiptare, kërkesa të cilat po e zbrazin Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/buzhala-idhulli-i-rames-erdogani-shpresoj-tek-nje-pranvere-shqiptare-me-protestat
Recommended