Ora News - Studentët përplasen me pedagogun e Organizatës Politike, i ndërpresin fjalën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët kanë kundërshtuar me forcë marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike.

Studentët kundërshtojnë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të kësaj lëvizje në këtë protestë. Studentët i kanë ndërprerë fjalën pedagogut, duke mos e lejuar të flasë atë dhe duke u konfrontuar fizikisht me të.

"Është futur një militantë dhe ata duan ta largojnë. Ai është pedagog", tha një student.

"Eksponentë të partive politike nuk na lejojnë të marrim pjesë në këtë protestë", tha një student, mbështetës i Organizatës Politike.

"Forumet rinore të partive opozitare synojnë të marrin nën kontroll protestën", tha një student tjetër.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-perplasen-me-pedagogun-e-organizates-politike-i-nderpresin-fjalen

Recommended