Ora News - Të drejtat e grave, prona ndër problemet më kryesore

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhuna me bazë gjinore mbetet një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, duke arritur nivelet më të larta të vrasjeve të grave në Europë.

Kjo çështje u trajtua në konferencën e mbajtur këtë të enjte më temë "Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut", e cila u zhvillua me përfaqësues të qeverisë dhe sistemit gjyqësor, të cilët shprehën solidarizim me gratë e dhunuara.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se e drejta e pronës për gratë mbetet problematike.

Gjonaj: Gratë janë të pambrojtura lidhur me garantimin dhe respektimin e të drejtës së tyre pasurore. Kjo vjen edhe për shkak të një sërë proceseve tranzitore që vendi po kalon lidhur me të drejtën e pronësisë. Këtu mbaj në konsideratë dhe procesin e legalizimeve, por dhe për faktin e një mungese të integruar të legjislacionit të së drejtës së pronës që e ka bërë atë të pamundur për tu trajtuar ashtu siç duhet.

Gjonaj tha se vitin e ardhshëm do të hapen 8 qendra të reja ligjore për kordinimin e rasteve të dhunës në familje.

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu, njoftoi çeljen e klinikës së parë për trajtimin e grave që janë pre e dhunës seksuale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-drejtat-e-grave-prona-nder-problemet-me-kryesore?fbclid=IwAR3chraMUavLD6Ez8RV5LCZy5d6UYIr-cwM-c0FvNxWOxQ9OlbSwmr7j_4A#.XAlkK4F3fYI.facebook

Recommended