Ora News - Hila: Kur dhe si do të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Dritan Hila i ftuar në "360 Gradë" në Ora News sqaroi mënyrat se si do të zhvillohet bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës.

Pjesë nga biseda:

Hila: Është një anomali. Nesër do të futemi në BE. Do të kemi dy vota shqiptare. Ky është një problem i madh mendoj ekzistenca e Shqipërisë dhe Kosovës si dy shtete. Ne jemi demokraci shumë të brishta dhe imagjino çfarë udhëheqësisht të lajthitur kemi. Ky është një problem i madh burokratik që ka Evropa. Është një nga pikat në favor të Bashkimit.

Si do të shkohet tek ky bashkim, unë nuk mendoj se bëhet me deklarata propagandistike, as me mufka blerjesh vendesh. Kjo është ta banalizosh çështjen që u ble Gjermania lindore, etj, etj. Ky është problemi që do të jetë një shtysë. Asnjë shtet nën 5 mln banor nuk është rentabël ekonomik në luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pikë e dytë që mund ta bëj të nevojshëm bashkimin. Është balanca e popujve të Ballkanit nga 5 në 10 mln. Është e vështirë të ketë konflikte ushtarake. Këto janë 3 arsyet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hila-kur-dhe-si-do-te-behet-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine
Recommended