Ora News - Bashkimi me Kosovën? Kulla: Rama të bashkojë Bathoren me Tiranën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Ilir Kulla i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, i përcjell me ironi deklaratat e kryeministrit Rama në Pejë për bashkimin mes dy shteteve, duke deklaruar se kryeministri duhet të bashkojë Bathoren me qendrën e Tiranës.

Kulla: Kur të bënte të mundshëm bashkimin e Bathores me qendrën e Tiranës, pastaj të fliste për Drenicën dhe Kurveleshin. Ai është one men show. Gjen këto terma për të krijuar lajme. Sigurisht ai e ka të qartë që kjo histori as nuk fillon dhe as nuk mbaron tek kryeministri i Shqipërisë. E dyta, nuk besoj që qyteti i Pejës për shumë arsye, nuk është qyteti i duhur për ta dhënë këtë mesazh. Aty është patriarkana. Patriarkana e Pejës dhe ajo e Deçanit në Paketën e Ahtisarit janë edhe eksperimenti i parë i një ekstra-territorialiteti brenda një shteti që duhet të linte si i pavarur. Unë mendoj që kjo është punë qoftesh dhe qebapesh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sonte-ne-360-grade-bashkim-kombetar-apo-shume-zhurme-asgje