Ora News - Lufta ndaj "Fake News" urgjente dhe e domosdoshme
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lajmi i rremë, apo i njohur ndërkombëtarisht "Fake News" përbën një kërcënim jo vetëm për median por dhe për demokracinë dhe shoqërinë.

Lufta ndaj këtij fenomeni, i cili nuk ka lënë pa prekur as media prestigjioze, në kohët e sotme bëhet dhe më urgjente dhe e domosdshme, dhe për këtë nevojitet një bashkëpunim institucional por dhe përgjigje globale.

Në këtë kuadër Agjencia Telegrafike e Lajmeve organizoi sot konferencën ndërkombëtare me temë ?Agjencitë e Lajmeve vs "Fake News?.

Drejtoresha e këtij institucioni nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe një axhende të unifikuar kundër përhapjes së lajmit të rremë

Armela Krasniqi: ?Unë me të vërtetë besoj se bashkëpunimi është e vetmja mënyrë me anë të së cilës ne mund ta kapërcejmë këtë kërcënim nga ?fake neës?. Armiqtë tanë janë të zgjuar, nuk na vënë në shënjestër veç e veç dhe shfrytëzojnë në mënyrë të përsosur lajme të rreme për arsye politike apo ekonomike, apo edhe më keq, vetëm për kënaqësinë e minimit të shoqërive tona dhe përhapjen e frikës?

Të luftojmë për të vërtetën
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë polake të lajmeve PAP, Wojciech Surmacz u shpreh: ?Duhet të organizohemi të bashkëpunojmë, të mblidhemi dhe të jemi së bashku në luftën kundër lajmit të rremë, për të luftuar gënjeshtrën. jo vetëm prodhojmë informacione, por duhet t?i analizojmë ato, duhet t?u ofrojmë njerëzve të vërtetën duke përdorur inteligjencën artificiale. Duhet të luftojmë për të vërtetën, sepse është e vërteta që ju çliron, që ju bën të ndiheni të lirë?

Së shpejti do të na duhet të vëmë në pikëpyetje gjithçka që shohim dhe dëgjojmë

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Greke të Lajmeve, ANA-MPA, Michalis Psilos: Ne mund të përdorim instrumente të përparuara të teknologjisë për të gjetur informacionin e vërtetë në tërë atë kaos të përbërë nga miliarda burimesh dixhitale dhe keqinformime. Kur audienca mësohet të dyshojë për gjithçka që dëgjon në lajme, kjo mund të çojë në zhvlerësimin dhe destabilizimin e sistemit të shoqërisë për informacion,, që çon në rrezikun e krijimit të një boshllëku. Kjo përbën një kërcënim jo vetëm për median. Sfidon tërë strukturën e shoqërisë dhe demokracisë.

Lajmi i rreme udheton me shpejt se e verteta

Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë ukrainase të lajmeve, UKRINFORM,Oleksandr Kharchenko u shpreh: Lajmi i rremë udhëton më larg, më shpejt, më thellë dhe më gjerësisht se e vërteta në çdo kategori informacioni ? shumë herë me një urdhër të madhësisë që ai ka në vetvete. Ne na është thënë prej kohësh që mos të besojmë gjithçka që lexojmë, por së shpejti do të na duhet të vëmë në pikëpyetje gjithçka që shohim dhe dëgjojmë. Duke pasur parasysh shkatërrimin e besimit në media dhe përhapjen e shfrenuar të alarmeve të rreme nëpërmjet mediave sociale, do të bëhet e detyrueshme për institucionet e lajmeve që të kontrollojnë përmbajtjen që duket dhe tingëllon si një marrëveshje e vërtetë.

?Është vërtet e rëndësishme të mos harrojmë që l...
Recommended