Ora News - Rama sfidon portalet: Gjobë kush shpif, do ndëshkohen edhe kopjacët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama sfidoi të gjitha portalet duke deklaruar se do të gjobiten të gjitha ato që do të publikojnë lajme të rreme.

Shefi i ekzekutivit po ashtu tha se ligji për antishpifjen parashikon edhe ndëshkim për ata që kopjojnë lajmet.

Rama: Ne do të rrisim gjobën për lajmet e rreme dhe për shpifjen sic unë e quaj me një fjalë të vetme dhe besoj që është mëse e mjaftueshme për të krijuar një situatë më të shëndetshme.

Ashtu sikundër është e domosdoshme të garantojmë të drejtën e autorit. Të garantojmë që të gjitha mediat që prodhojnë të jenë të mbrojtura nga ligji dhe të mos e shohin veten të konkurruara në mënyrë të pandershme në sekondën e parë që nxjerrin një prodhim të tyre në rrjetet online, pasi ai prodhim merret dhe shumëfishohet në pafundësi. Tek shumëfishimi në pafundësi do të ndërhyjmë për të ndëshkuar përhapsin e shpifjes. Që do të thotë se nëse një media është përgjegjëse për një lajm të rremë, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e origjinës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-sfidon-portalet-gjobe-kush-shpif-do-ndeshkohen-edhe-kopjacet

Recommended