Turiste ne Tirane edhe ne Dhjetor

  • 6 years ago
Larg detit apo ditëve të ngrohta, muaji Dhjetor ja ka dalë të tërheqë turistët e fundit të 2018-ës. Një grup nga Malajzia ka bërë pjesë të turit të tyre Ballkanik edhe Shqipërinë.

Uahida ishte studente kur një shoqe e saj i foli për një vend të sapodalë nga diktatura.

"Më foli për komunizmin, sesa e vështirë ishte jeta në Shqipëri dhe që ishte vend me shumicë myslimane. Ishte viti 1993".

Pështypjet e 25 viteve më vonë, teksa e viziton nga afër, nuk i ngjajnë shumë me imagjinatën e krijuar asokohe.

"Është vend i bukur, arkitektura është unike sepse të jep idenë e së kaluarës, por me miksimin modern".

Po edhe pse një periudhë e errët për Shqipërinë, diktatura është kthyer sot në aleate të turizmit, me misterin që ngjall historia e një vendi të vogël të ndrydhur për 50 vite.

"Po prisja të shihja një vend komunist, por ju jeni vend modern. Megjithatë bunkerët do të ma kujtojnë gjithmonë Shqipërinë sepse i kemi hasur kudo".

"Pashë Piramidën që është ndërtuar gjatë komunizmit, por jam kurioze të di se çfarë do të bëni me këto ndërtesa".

Sipas INSTAT, në 10-mujorin e fundit janë 5.4 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, kryesisht me qëllim turizmin.

Tv Klan

Recommended