Tiranë, turizmi në rritje/ Veliaj: Vitin e kaluar më shumë turistë sesa banorë

  • 4 years ago
Tirana ka shënuar rritje të turizmit. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj u takua me përfaqësues të shoqatës e guidave turistike.


?Në Tiranë kemi pasur një rritje të turizmit me 35%. Vjet ishte viti i parë kur patëm më shumë turistë që vizituan Tiranën sesa banorë. Thyerja e këtij rekordi na bën jashtëzakonisht optimistë. Tirana sot renditet në një nga qytetet kryesore për ?city break?, pra një pushim qytetas, jo plazhi, jo mali, pra jo të një jete rurale, por të një 3-ditëshi, që ndryshe quhet edhe si fundjavë e gjatë. Një nga gjërat që duam të bëjmë për të ndihmuar guidat është shtimi i ?menusë?, ndaj në këto 5 vite jemi përpjekur të shtojmë pikat turistike?, u shpreh ai.

Veliaj tha se çdokush duhet të jetë një zëdhënës i mirë i vendit të tij, pasi rritja e turizmit ndikon ekonominë e vendit .

?Është fatkeqësi që viti 2020 akoma ka njerëz që shajnë Shqipërinë dhe thonë: Ky vend s?bëhet! Unë jam një besimtar i fortë se po t?i përveshim mëngët si në këto 5 vjet, nuk do kishim asgjë mangët. Dy janë mundësitë: o e mbajmë kokën mbrapa, ose shohim përpara! Unë jam dikush që nuk e mbaj asnjëherë kokën mbrapa. Çfarë iku, iku, por ama, nga tani e tutje, i kemi shanset të ecim përpara.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Tourism#TopChannel

Recommended