Ora News - Plot 3 mijë biznese i nënshtrohen kontrollit tatimor

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 3 mijë biznese i janë nënshtruar kontrollit tatimor pas raportimeve për ulje të ndjeshme të xhiros. Prej tyre gjysma kanë rezultuar me shkelje.

Verifikimet janë kryer në rrethet më kryesore të vendit ndërsa aksioni ka nisur prej datës 1 dhe deri në 26 nëntor. Nga shkeljet e konstatuar inspektorët kanë vendosur gjoba të cilat shkojnë në shifrën e rreth 52 milionë lekëve.

Sipas të dhënave të drejtorisë së tatimeve, 19 subjekteve u është bllokuar aktiviteti për një muaj dhe tre të tjerë kanë qenë pa kasë fiskale, shkelje që u është konstatuar për herë të dytë.

73 subjekte të tjerë nuk kanë qenë të regjistruar ndërsa 508 biznese nuk lëshonin kuponin tatimor.

Në 397 rastë të tjera tatimpaguesit kanë pasur mallra pa faturë ndërsa në 151 raste kanë pasur problem me kasën fiskale.

Shkelje janë zbuluar dhe në 193 subjektet që nuk deklarojnë punonjësit. Në deklaratën e dhënë për mediat theksohet se kontrollet do të vazhdojnë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plot-3-mije-biznese-i-nenshtrohen-kontrollit-tatimor

Recommended