Ora News - Kapet skifteri i tmerrshëm, vetëm dje vodhi 6 banesa në Shijak

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni i koduar "Alfa" ka vënë në pranga një prej autorëve të disa vjedhjeve me thyerje të banesave kryesisht në qytetin e Shijakut ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Policia ka arritur të dokumentojë vjedhjen e 12 banesave si dhe ndaj tyre rëndon dhe akuza e kanosjes me armë e një shtetasi të mitur.

Personi i arrestuar është Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale" Vjedhja e kryer në bashkëpunim " dhe" Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik".

"Ishte edhe person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.

Vetëm gjatë ditës së djeshme ata kanë hyrë me thyerje në 6 banesa dhe kanë grabitur orendi, vlera monetare dhe bizhuteri.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.M.

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit H.B.

Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.D. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.

Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

? një automjet tip Alfa -Romeo;

? vlera monetare në Euro dhe Lek...

Recommended