Ora News - Radhë për vendin e Kryeministrit, Kuvendi hap dyert për qytetarët
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë, Parlamenti është vizituar nga shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Me urimet e tyre, për një Shqipëri të anëtarësuar në Bashkimin Europian, kishte edhe nga ato qytetarë që shprehën pakënaqësitë për klasën politike.

Ashtu si politikanët edhe qytetarët preferojnë më shumë postin e Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe të ministrave në sallën e Kuvendit.

Në kohën kur kreu i Qeverisë po merrte pjesë në festimet e 106 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në sallën e seancës mbahej radhë për tu ulur në vendin e tij.

"Ky është vendi më i preferuar për të gjithë, të gjithë e synojnë atë, por historia ka treguar se në Shqipëri nuk e kanë njerëzit e denjë dhe të duhur".

Në mesazhet për Ditën e Flamurit, qytetarët urojnë që vitin e ardhshëm vendi ynë të marrë një përgjigje pozitive nga vendet e unionit.

"Vitin tjetër të jemi sa më shpejt në BE. Gëzuar Ditën e Flamurit!".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/radhe-vendin-e-kryeministrit-kuvendi-hap-dyert-qytetaret
Recommended