Ora News - Raporti i “The Lancet”: Shqipëria performon dobët në shëndetësi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Revista prestigjoze The Lancet?, në studimin e publikuar mbi ?Barrierat Globale të Sëmundjeve 2017? ka rënditur Shqipërinë me performancë të dobët në shëndetësi, ku barrierat kryesore janë: planifikimi familjar, mbipesha e fëmijëve dhe duhanpirja.

Shqipëria ka pësuar regres në shëndetësi nga viti i shkuar. Një studim i revistës prestigjoze të mjekësisë në botë ?The Lancet? e rëndit Shqipërinë në vendin e 70-të, duke pësuar një rënie krahashuar me raportin e një viti më parë ku renditej në vendin e 43.

Indikatorët ku vendi ynë përformon dobët janë: planifikimi familjar me metoda modern vlerësuar me 13 pikë, mbipesha e fëmijëve, vlerësuar me 22 pikë si dhe pirja e duhanit vlerësuar me 25 pikë. Studimi ka analizuar 41 nën-indikator që përfshihen ose objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, në 195 vende të botës, duke ekzaminuar të dhënat historike në periudhën kohore 1990-2017.

?Ç?është më e rëndësishmja, asnjë vend nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha objektivat të lidhura me shëndetin e OBSH-së deri në vitin 2030?, shkruan revista prestigjioze e mjekësisë në botë ?The Lancet?, në studimin e publikuar mbi ?Barrierat Globale të Sëmundjeve 2017? .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raporti-i-lancet-shqiperia-performon-dobet-ne-shendetesi

Recommended