Ora News - Gjiknuri në Gramsh, inaugurohet objekti me banesa sociale

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në qytetin e Gramshit ku mori pjesë në inaugurimin e një pallati të ri me banesa sociale ku do të strehohen disa prej banorëve të fshatit Drizë që u prekën nga projekti i ndërtimit të Kaskadës së Devollit.

Gjiknuri: ?Erdha këtu për të parë përfundimet e një tjetër objekti të natyrës sociale i cili është pjesë e projektit të Devoll Hydropoëer në bashkëpunim me Bashkinë e Gramshit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky objekt realizon sistemimin e një pjese të banorëve që preken nga zhvillimi i projektit të Kaskadës së Devollit. Për një pjesë tjetër janë ndërtuar shtëpi të reja. Pjesa e mbetur që nuk kishte as tokë është sistemuar këtu në qytetin e Gramshit?.

Sipas tij, gjatë periudhës nga lëvizja prej banesave të vjetra deri më sot, këta banorë janë trajtuar me qira nga Bashkia e Gramshit dhe me mbështetjen e qeverisë. Më tej, Gjiknuri u ndal edhe tek rasti i Gramshit si një model edhe për trajtimin e banorëve në projektet publike në Tiranë siç është Unaza e Madhe.



Gjiknuri: Ne po ndërtojmë edhe shembujt konkret ku banorët që afektohen nga projektet publike do të gjejnë zgjidhje nëpërmjet pagesës dhe këtu i referohem edhe rastit të Unazës së Madhe të Tiranës. Do të trajtohen me tre vite qira të paguar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetur nga qeveria siç është edhe rasti këtu në Gramsh që u paguan nga bashkia. Gjithashtu, do të shikohen me trajtim preferencial për banesa sociale ose kredi të buta për strehimin e tyre. Zgjidhjet nuk mungojnë, ne jemi duke i implementuar këto në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku preken nga projekte madhore. Mendoj se ky është një rast konkret që ky projekt mund të zbatohet edhe në Tiranë.

Kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani gjithashtu tha se zgjidhja që u jepet banorëve të fshatit Drizë me këtë pallat me banesa sociale është optimale.

Dollani: Ne kemi dy vjet që këta qytetarë i trajtojmë me qira. Kemi hartuar të gjithë procedurën e nevojshme që ata të hyjnë në këto banesa të reja që me kënaqësi e konstatoj se është me standarde shumë të mira të ndërtimit. Besoj që edhe qytetarët do të ndjehen komod dhe mirë në këtë pallat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjiknuri-ne-gramsh-inaugurohet-objekti-me-banesa-sociale

Recommended