Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi qe hodhi kapsollën e cila i shpërtheu në dorë policises

  • 5 years ago
TIRANË -Report Tv mëson detaje nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës për protestën e dhunshme të banorëve të Unazës së Re që u zhvillua ditën e djeshme përpara Kuvendit.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se është identifikuar personi që i ka hedhur kapsollen polices Ina Nuka. Ai është 18-vjeçari Daniel Dobraj, banues në Tiranë. Daniel Dobraj ka lindur në Greqi dhe është kthyer në Shqipëri disa vite më parë. Report Tv mëson gjithashtu se krahas tij, në kërkim janë shpallur edhe katër persona të tjerë. Emrat e të kërkuarve u janë përcjellë edhe policive kufitare prej mbrëmjes së djeshme, pas dyshimeve se mund të largohen jashtë vendit.

Mësohet se 18-vjeçari është identifikuar nga pamjet filmike gjatë protestës së banorëve, e cila u shoqërua nga konfrontime të dhunshme me policinë. Për kapjen e personit të sipërpërmendur, Policia e Tiranës po zhvillon disa operacione. Prioritet për prokurorinë e Tiranës është edhe identifikimi llojit të lëndës plasëse të një fuqie relativisht të madhe, e cila shkaktoi plagosjen e rëndë të Nukës.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë regjistroi dje kryesisht procedimin penal nr.9146, për veprat penale, "Plagosja e rëndë me dashje", ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme? dhe ?Prishja e qetësisë publike? e kryer në bashkëpunim.

Recommended