Report TV - Unaza e Re/ Gjiknuri: Nuk do ketë prishje, pa filluar procesi i shpronësimit

  • 5 years ago
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri nga Komisioni i Ekonomisë ku ishte i pranishëm për projektbuxhetin ka komentuar edhe protestën e banorëve të Unazës së Re. Ai tha se gjurma e projektit ka qenë e konceptuar që në 1989, ndërsa shtoi se objektet nuk do të prishen pa dalë vendimi i qeverisë për shpronësimet, ndërsa në ditët në vijim do të nisë vlerësimi i objekteve. Sipas ministrit projekti i ri që pritet të ndërtohet do të qëndrojë për 100 vitet e ardhshme, ndërsa akuzoi opozitën se po shfrytëzon protestën për politikë.

Projekti ka qenë i konceptuar që në 1989, dihet gjurma e kësaj unaze, është bërë brenda parametrave teknikë. Projekti vijon gjurmën e nisur. Është autostradë e karakterit urban dhe nevoja që ky projekt ka pasur për rrugë paralele është pasi nuk mund të bëjmë unazë që ndajnë qytetin në mes pa krijuar lidhje. Projekti është i komplikuar dhe i shtrenjtë. Është i plotë dhe me parametra jashtëzakonisht të mirë. Do të qëndrojë për 100 vitet e ardhshme. Ka pasur një spekulim të madh politik, nuk ka filluar proces prishje, gjithçka është e stisur. Nuk ka pasur procedurë njoftimi për banorët.

Nuk ka prishje pa një vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësimet. Do të dalë vendimi për 123 banesat me vërtetim pronësie, pasi të alokohen fondet do të fillojnë shpronësimet, më pas pastrimi edhe nga ndërtimet pa leje. Personat pa dokumente do të trajtohen tre vite me bonues qeraje. Kantieri është ngritur në trojet shtetërore. Tendenca për të bllokuar punimet është proces i stisur. U bëj thirrje banorëve që të bashkëpunojnë, pasi cdo proces është legal. Sot do të shpallet lista e inxhinierëve që do të merren me vlerësimin e pronave.

Recommended