BOOM: Ujësjellësi Tepelenë shkel procedurat për tenderin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" denoncoi mbrëmjen e sotme shkeljet ligjore të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tepelenë lidhur me një tender të hapur prej saj për rikonstruksionin e rrjetit. Fituesi u shpall, por Autoriteti kontraktor nuk ka pranuar ankimimin e pjesmarrësve të tjerë në garë të pakënaqur nga vendimi i komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë tender. Kontrata u lidh në shkelje të ligjit pa u ezauruar procedura e ankimimit.

Autoriteti kontraktor SHA. Ujësjellës-Kanalizime Tepelenë ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt ?Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Memaliaj me fond limit 83 333 021 pa TVSH.

Në datë 29.10.2018 ky autoritet bëri dhe shpalljen e renditjes së operatorëve ekonomik, duke shpallur fituesin e tenderit.

Ligji për prokurimin publik, ka parashikuar se operatorët e tjerë pjesëmarrës në tender nëse nuk janë dakord në lidhje me vlerësimin e bërë nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë tender, mund të bëjnë ankim.

Në ligjin për prokurimin publik Neni 63 , pika 2. thuhet:

-Ankesa kundër vendimeve të autoritetit kontraktor[1] i paraqitet, së pari, me shkrim, autoritetit kontraktor në fjalë brenda 7 ditëve[2] nga dita e nesërme e punës[3] kur ankimuesi është vënë në dijeni ose duhet të ishte vënë në dijeni për shkeljen e pretenduar, sipas këtij ligji.

Pjesëmarrësit në këtë tender, pas shpalljes së fituesit të tenderit, më datë 29.10.2018, kishin 7 ditë kohë për të bërë ankimin pranë SHA.Ujësjellës Kanalizime Tepelenë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ujesjellesi-tepelene-shkel-procedurat-tenderin

Recommended