BOOM - 17 Qershor 2019 - Zbardh shkeljet e bashkisë Gramsh me tenderin e rrugës

  • 5 years ago
#rtvora

Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora ka zbardhur shkeljet e Bashkisë Gramsh në tenderin për rikonstruksionin e rrugës nga fshati Shemrizë deri tek ura e Skënderbegasit, i cili i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 700 milion lekë.

Edhe pse ligji për prokurimin publik përcakton qartë se kriteret në lidhje me firmat pjesëmarrëse duhet të jenë në përpjesëtim me natyrën dhe përmasat e kontratës që do të prokurohet dhe jodiskriminuese, bashkia Gramsh nuk e ka zbatuar atë, duke paracaktuar kështu edhe fituesin e tenderit.

Tenderi për ndërtimin e kësaj rruge u fitua nga bashkimi i operatorëve BAJRAMI-N & Meteo SHPK me çmimin më të lartë, por pavarësisht kësaj cilësia e punimeve ka qenë e dobët, kjo pasi rruga ka dëmtime të shumta ende pa kaluar dy vjet nga ndërtimi i saj.

E pyetur në lidhje me kriteret diskriminuese në këtë tender, bashkia Gramsh nuk dha asnjë koment. Ndërsa sa i përket prishjes së rrugës, drejtori i Infrastrukturës pranoi se rruga u dëmua brenda vitit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/700-mln-leke-por-u-prish-brenda-vitit-boom-zbardh-shkeljet-e-bashkise-gramsh-me-tenderin-e-rruges

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended