Ora News - Anagnosti rikthehet në vendlindje me “Oskari dhe tezja Rozë”

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në skenën ku doli për herë të parë dhe u formua si aktore, në qytetin e saj të lindjes, u rikthye plot emocione.

Roza Anagnosti, e cila vetëm pak javë më parë festoi 75 vjetorin e lindjes në Shkodër, këtë herë erdhi përpara publikut të këtij qyteti me pjesën?Oskari dhe tezja Rozë?.

Me sloganin?Nëse asgjë nuk mund të na shpëtojë nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta?, ajo solli një interpretim brilant, me mesazhe të forta përkrah aktorëve të rinj Françeska Hysi, Franc Bregu dhe Juxhin Plovishti.

Vepra tregon historinë e Oskarit, një djalë i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leuçemia.

As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t?i thonë të vërtetën mbi sëmundjen, por është tezja Rozë, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, që fillon të bisedojë me të drejtpërdrejtë.

Për ta argëtuar pak Oskarin, ajo i propozon një lojë: të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vite.

Anagnosti e quan të rëndësishme që këtë vepër ta ndjekin dhe përjetojnë spektatorët, sepse mesazhi i saj është domethënës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anagnosti-rikthehet-ne-vendlindje-me-oskari-dhe-tezja-roze

Recommended