Ora News - Arrestohen 5 doganierë, lejuan të kalonte kamioni me 2100 goma kontrabandë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Goditet një linjë e kontrabandimit të mallrave të ndaluara (goma të përdorura) që kryhej në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

Policia e Korçës informon se janë arrestuar në flagrancë 9 persona, 5 prej të cilëve punonjës në Doganën e Qafë-Thanës. Ata akuzohen për veprën penale "Shpërdorim detyre" ndërkohë janë sekuestruar 2100 goma të përdoruara, të dyshuara si kontrabandë.

I arrestuar është dhe shoferi maqedonas si dhe pronari i magazinës ku do të bëhej dhe shkarkimi i gomave të përdorura.

"Arrestimi u krye pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontrabandë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, të ngarkuara në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Stojmir Treneski, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos" informon policia e Korçës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punonjes-te-e-doganes-qafe-thanes-arrestohen-kontraband

Recommended