Ora News - Gjirokastër, pas rrëshqitjeve nis rehabilitimi i zonës në Kodrën e Shtufit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur më në fund, 9 muaj pas rrëshqitjeve të dherave, rehabilitimin e zonës në Kodrën e Shtufit. Sipas kryetares së bashkisë Zamira Rami puna do të përfundojë për 3 muaj.

Banorët e pallatit në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër do të mundet të futen në banesat e tyre pas 3 muajsh. Pas 9 muajsh të rrëshqitjes së tokës në këtë lagje ka nisur zbatimi i projektit rehabilitues të zonës së prekur.

Kryetarja e bashkisë Zamira Rami ka inspektuar nga afër kryerjen e punimeve të realizuara tashmë në masën 30%.

Rami: Punimet po ecin me ritme të kënaqshme. Kemi 2 jave që kemi startuar këtë projektzbatim. Puna e bashkisë do të vazhdojë në bashkëpunim edhe me qeverinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjirokaster-pas-rreshqitjeve-nis-rehabilitimi-i-zones-ne-kodren-e-shtufit

Recommended