Ora News - Arratisja e Gruevskit, Meta: Pranoi fajësinë. Edhe mua më është ofruar strehim politik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për largimin e Nikolla Gruevskit në Hungari pas dënimit të tij me dy vjet burg.. Në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve, kreu i shtetit shqiptare edhe pse ishte i rezervuar në komentet për këtë çështje tha se në një farë mënyrë Gruevski ka pranuar fajësinë e tij.

Ilir Meta: Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t'i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë.

Ai solli në vëmendje edhe një rast personal, ku në vitin 1992 Prokuroria i ka hequr imunitetin dhe ka lëshuar flet arrest. Në atë kohë tha Meta, iu ofrua strehim politik në Greqi dhe Itali, por nuk e pranoi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arratisja-e-gruevskit-meta-pranoi-fajesine-edhe-mua-me-eshte-ofruar-strehim-politik

Recommended