Arratisja e Gruevskit u organizua nga Shërbimi Sekret Hungarez - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria hungareze ishte e përfshirë drejtpërdrejt në arratisjen e Nikolla Gruevskit. Mediat kanë zbuluar se ishin anëtarë të inteligjencës hungareze ata që e ndihmuan ish kryeministrin e Maqedonisë të arratisej nga vendi, për t?i shpëtuar dënimit me dy vite burg.Zëdhënësit e qeverisë se Viktor Orban kanë refuzuar t?i përgjigjen interesimit te mediave nëse shërbimi sekret ishte i përfshirë në operacionin e arratisjesNikolla Gruevski i dënuar me dy vite burg për korrupsion dhe shpërdorim të detyre për blerjen e një automjeti me vlerë prej 600 mijë euro, ndodhet tashmë në Hungari ku dhe ka kërkuar azil politik. Por dënimi i tij u shqiptua pasi ai ishte arratisur për në Budapest përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë me destinacion final Hungarinë.Ish-kryeministri që drejtoi Maqedoninë për 1 dekadë, është mik i ngushtë i kryeministrit hungarez Viktor Orban. Ky i fundit njihet për politikat e ashpra kundër emigrantëve të paligjshëm. Ne një interviste Orban tha se e pranoi kërkesën e Nikola Gruevskit për azil për shkak se ish kryeministri maqedonas e ka ndihmuar te ndale valën e emigrantëve drejt Hungarisë.