Ora News - Jazexhi: Mid'hat Frashëri mason, një figurë e ndritur

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se Mithat Frashri ësthë një figurë e ndritur e historisë së Shqipërisë.

Jazexhi: Kryeministri ynë pretendon që është kryetari i PS, por shpesh fjalimet e tij duket sikur është kryetari i regjencës së Mehdi Frashrit. Jo vetëm ai, por edhe këshilltarët e tij kanë lavdëruar kuislingët si Mustafa Kruja, Gjergj Fishta, etj. Për ne si shqiptar, Mithat Frashri është një nga iluministët që dizanjuan idenë e shqiptarisë. Duke qenë djali i Abdyl Frashrit, nipi i Naimit, i këtyre frank-masonëve të ndritur. Kanë qenë masonë. Klubi i Selanikut që Çajupi e sulmon, dhe shoqëria Bashkimi...

Të gjithë këta kanë qenë masonë të lozhës së Orientit të Madh. Njerëz si Mithati, Abdyli, si Samiu, biles po ta lexosh "Shqipëria çka qenë, ç'është dhe çdo bëhet", thotë se shqiptarët duhet të jenë vëllezër si bektashinjtë apo frank-masonët. Mitati për mua është një nga figurat më interesante në procesin shkencor dhe politik.

Është një person që në punë shkruante arabisht dhe pas pune me alfabetin e Stambollit. Ka jetuar në dy qytetërime. Unë jam mahnitur me Mitatin. Ka një shkrim fantastik për problemet e Shqipërisë. Për mua, Mitati është një gjeni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jazexhi-mithat-frashri-mason-nje-figure-e-ndritur

Recommended