Zyra të reja shërbimesh në Selitë, Veliaj: Do shmangen radhët e gjata

  • 6 years ago
Banorëve të lagjes që përfshin zonën jugore të Tiranës, Selitën, Kodrën e Diellit apo edhe Liqenin e Thatë, nuk u duhet më të udhëtojnë drejt Farkës apo Njësisë 5, nga ku presin në radhë të gjata për të marrë një shërbim. Tani shërbimet mund t?i marrin në zyrat e reja të njësive administrative të ngritura në Lagjen 13, në afërsi të Selitës.

Si kryetar i Bashkisë ka qenë një ëndërr që ne t'i ofrojmë këtë shërbim qytetarëve dhe shërbimet tona të reflektojnë realitetin që ka qyteti i Tiranës sot.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
Veliaj tha se do të jetë i pari që do të bëhet shembull, pasi bashkë me familjen e tij, do bëjë zhvendosjen nga Njësia 2, në lagjen e re. "Unë do jem i pari që do përfitoj nga lagjia e re, do transferoj Ajolën Kajanin dhe veten time këtu", u shpreh ai, teksa shtoi se është shumë e rëndësishme që çdo banor i Tiranës të regjistrohet në zonën ku ai jeton, për të bërë kështu edhe ndarjen e duhur të buxhetit për çdo zone.

Recommended