Ora News - Shkodër, atentat në lagjen Rus, një i vdekur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona janë qëlluar me armë rreth orës 11:30 në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.

Nga informacionet e para mësohet se njëri prej personave të plagosur ka humbur jetën pak minuta më vonë.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se kanë qenë dy persona me motor që i kanë dalë para dhe kanë qëlluar.

Personat që janë qëlluar janë identifikuar me inicialet F.F dhe F.M.

"Një prej personave që është shtënë në drejtim të tij ka mbiemrin Ferracaku por nuk konfirmohet ende nga policia. Ka ende gëzhoja në vendngjarje" informon gazetari i Ora News në një transmetim direkt nga vendngjarja.

Dyshohet se njëri prej personave të qëlluar është i afërm i biznesmenit Arjan Ferracaku i cili u ekzekutua më 1 shtator 2018 po në Shkodër.

Dyshohet se autorët janë larguar nga vendngjarja në drejtim të zonës së Livadheve, ku është gjetur e djegur dhe një motoçikletë. Mendohet se është përdorur nga autorët

Në policia janë shoqëruar disa tregtarë që kanë qenë aty për të ndihmuar në zbardhejn e këtij krimi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-te-shtena-me-arme-ne-lagjen-rus

Recommended