Report Tv - Dosja 339/ PD akuza Dakos: Rama ka kyçur provat. Kryebashkiaku: Padi edhe për Vokshin

  • 6 years ago
Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi, vijoi ditën e sotme akuzat ndaj qeverisë duke deklaruar se ajo po mban kyçur në zyrat e prokurorisë provat, në lidhjen me dosjen ?339?, që sipas saj dërgojnë në burg Kryetarin e Bashkisë së Durrësit , Vangjush Dakon.

Në emrin e PD-së, deputetja Vokshi tha se Vangjush Dako duhet arrestuar sa më parë pasi, sipas saj përgjimet e dosjes ?339?, janë një provë e qartë që tregojnë se ky i fundit, ka kryer një krim elektoral në kohën e zgjedhjeve duke vjedhur votat në bashkëpunim me bandat e drogës dhe se prej atëherë ai është në komunikim të vazhdueshëm me to, ndaj meriton të jetë në burg.

Dosja ?339? që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Dosja ?339-a? është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi
Ndërkohë, nuk ka vonuar përgjigjia e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili përmes një statusi në faqen e tij në Facebook e ka cilësuar atë një zonjë të papërmbajtur dhe një politikane të pandershme që as nuk skuqet, as nuk zverdhet kur gënjen para elektoratit të saj. Dako ka deklaruar se përveç padisë për Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn dhe Sali Berishën do të ngrejë me kënaqësi do të ngrejë padi për shpifje edhe ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

Postimi i plotë i Vangjush Dakos:

Me shumë kënaqësi do të ngre padinë për shpifje edhe për zonjën Vokshi, të cilën kam pasur rastin ta ndjek nga afër në fushatat e saj të ulëta si deputete e Durrësit jo shumë kohë më parë! Një zonjë e papërmbajtur në fjalor, në gënjeshtra dhe në injorancën e saj ekstremiste. Një politikane që e bën të bardhën të zezë dhe anasjelltas dhe që as nuk skuqet as nuk zverdhet, kur gënjen elektoratin. Aq gënjeshtare është kjo politikane sa që akoma sot nuk mbarojnë barcaletat për të në katundet ku kujtoi se gjeti budallenj për t'ju marrë votën! Mori atë që meritonte dhe sot vazhdon po njësoj, tamam njeriu që krijoi Saliu. Në gjykatë e panderuara zonja Vokshi, aty silli provat e fajësisë time ose pastaj dihet, lekët për Fondin e Edukimit!

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Recommended