Arrestohen anetaret e nje bande qe shperndanin heroine

  • 6 years ago
Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Lushnje, të dyshuar si pjesë të një bande që shpërndante droga të forta. Burime zyrtare thonë se pas një hetimi 3 mujor u bë i mundur arrestimi i Ervis Çokut, 34 vjeç, Erjon Çokut, 39 vjeç dhe Ervin Kiptiu, 38 vjeç, të gjithë banues në Lushnje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat në fjalë, autoritetet gjetën 30 doza heroinë, një sasi kanabis, një pistoletë zastava, si dhe një krehër me 8 copë fishekë.

"Për tre të arrestuarit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim. Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë", sqaron policia në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al

Recommended