Ora News - Rama jep lajmin e madh për Kukësin: Financojmë stadium modern
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në aktivitetin e bashkëqeverisjes të zhvilluar në Has, kryeministri Edi Rama dha një lajm vërtetë të mirë për skuadrën e futbollit të Kukësit. Ai tha se një nga vendimet e nesërme të qeverisë, do të jetë miratimi i një fondi për ndërtimin e një stadiumi në Kukës.

"Për ekipin e Kukësit ne e kemi marrë një angazhim dhe unë dua që t?ju them paraprakisht juve që jeni këtu, që, nesër në qeveri ne do të vendosim edhe financimin për stadiumin e ri. Do të bëjmë një bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, - kemi rënë dakord, ashtu sikundër kemi bërë për stadiumin e Shkodrës dhe për stadiumin e Elbasanit, - do të vendosim nga ana jonë kontributin financiar, Federata do të bëjë të vetën dhe shpresa është që, në bashkëpunim me klubin, ne të fillojmë sa më shpejt punën dhe sezonin e ardhshëm nëse gjendjen punëtorët e duhur dhe nëse do ketë aq shumë pasion nga tifozët që të punojnë me tre turne, sezonin e ardhshëm Kukësi ta fillojë në stadiumin e vet. Një stadium modern me të gjitha standardet e nevojshme për të luajtur edhe ndeshjet ndërkombëtare që të mos shkoni në Elbasan, se nuk ka lezet për ju kuksianët të shkoni në Elbasan për të parë skuadrën tuaj, se ju nuk jeni as shumë të ballokumeve, kështu që është më mirë që të vijnë këtu të shikojnë.

"Edhe kjo, pavarësisht se duket sikur nuk ka shumë lidhje me zhvillimin ekonomik dhe social, në fakt, është një tjetër arsye pse do të krijohet një tjetër frymë për zonën dhe qytetin. Një qytet me aeroport, një qytet me stadium modern nuk është një qytet që braktiset, por është një qytet ku, vërtet mund të largohesh për një periudhë kohe, për të punuar diku tjetër, por gjithmonë dëshiron të kthehesh edhe jam i bindur që, kur të lozë Kukësi ndeshje ndërkombëtare me aeroportin do shkojnë shumë lart biletat, se të gjithë nga Anglia do duan të vijnë të shohin Kukësin këtu, edhe pastaj do jetë tjetër proces kur të vijë Safeti dhe të kërkojë shtesë fondesh për të shtuar tribunën, por deri atëherë do duhet të kalojë shumë ujë nën urat që do t?i ndërtojmë ndërkohë. Se, ju e dini shumë mirë që, edhe Rruga e Kombit ka ura të pandërtuara, edhe të ndërtojmë njëherë urat, pastaj do kalojë dhe uji nën ura."-tha Rama.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-jep-lajmin-e-madh-financojme-stadium-modern-nuk-ka-lezet-qe-te-shkoni-ne-elbasan
Recommended