Pa Gjurmë- Horror në Lushnje /Hedh në koshin e plehrave fëmijën e sapolindur, e jëma pranon krimin

  • 6 years ago
Emisioni ?Pa Gjurmë? në Report Tv trajtoi sonte historinë e një 22-vjecari nga Lushnja, që edhe pse kaq i ri, ende pa nisur jetën, bota ku është rritur dhe ka njohur i është thërrmuar në pak kohë, pasi është braktisur nga prindërit, por emisioni i bëri një surprizë. Pas interesimit të Report Tv, Bashkia Lushnje mori përsipër qiranë e banesës për djalin, por përpos strehimit edhe ushqimin, ndërsa së shpejti ai do të fillojë një punë.

Historia
Anxhelo Mërtiri, një i ri nga ky qytet i vogël i Shqipërisë, nuk e zgjodhi vetë fatin. I lindur nga një martesë me burrin e parë të mamasë, Anxhelo ka që kur ishte ende foshnje dhe deri pak kohë me parë, jetonte në strehën e ofruar prej njerkut. Debatet e shumta në familje kanë bërë që Anxhelo të dalë në mes të katër rrugëve, për shkak se nuk mundi dot të jetojë në një shtëpi me njerkun e tij. Nëna ka dhe një martesë të dytë, nga e cila Anxhelo është rritur bashkë me motrat. Dy vite më parë, ai ka mundur të njohë babain e tij biologjik. Ky i fundit edhe pse është ritakuar, duke e pranuar si djalin e tij, nuk ka bërë asgjë për ta ndihmuar. Anxhelon. ?Njerku më thoshte ik nga shtëpia, nuk je djali im. Pastaj ata u zunë, mami me njerkun dhe mami ka ikur nga shtëpia, ai më tha ik se nuk je djali im. Kam 15 ditë që rri te një shok.

Recommended