Ora News - Skënderbeu në Krajovë të Rumanisë, delegacioni shqiptar kërkon njohjen e Kosovës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Busti i Heroit tonë Kombëtar prej kësaj të hënë është edhe në Krajovë të Rumanisë. Gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast, delegacioni nga Shqipëria i kërkoi Bukureshtit zyrtar njohjen e Kosovës, ndërsa mori mbështetje për integrimin në BE.

Busti i Skënderbeut është vendosur në qendër Krajovës në Rumani.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, delegacioni nga Shqipëria me deputetë e drejtues të qarkut të Vlorës kërkuan nga Bukureshti njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës.

Fate Velaj: Bëni çfarë është e mundur për njohjen e Kosovës, liberalizimin e vizave, sepse në këtë rast ju keni vlerësuar jo vetëm ne që jemi këtu por të gjithë pasardhësit e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut.

Lidhjet historike mes dy vendeve janë të forta edhe sot.

Leli: Çdo vepër e vogël që prodhon në fund fare dhe lë shenja të këtij bashkëpunimi historik absolutisht meriton mbështetjen dhe vëmendjen e të gjithëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/skenderbeu-ne-krajove-te-rumanise-delegacioni-shqiptar-kerkon-njohjen-e-kosoves
Recommended