Arbitrat shoqërohen me autokolonë policie, kaosi vazhdon edhe jashtë stadiumit në Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mbylljes së sfidës në shifrat 1-1, mes Flamurtarit dhe Teutës, me futjen e gjyqtarëve në dhomat e zhveshjeve, një kaos i vërtetë ka ndodhur brenda ambienteve të stadiumit. Tuneli është rrethuar me stjuart, ka shumë nervozizëm te tifozët vlonjatë për atë gol të anuluar nga arbitrat, në sekondat e fundit.

Në ato ambiente gjendet edhe administratori Idrizi, që mundohet të qetësojë situatën. Tensioni me të cilin u mbyll ndeshja, është ?trashëguar? kështu edhe në ambientet e brendshme të stadiumit.

Më pas, gjithë ajo rrëmujë në ambientet e brendshme të stadiumit, ka vazhduar edhe jashtë. Forca të shumta policie, kishin rrethuar zonën, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/foto-arbitrat-shoqerohen-me-autokolone-policie-kaosi-vazhdon-edhe-jashte-stadiumit-ne-vlore

Recommended