Vazhdon kaosi në Çairçanë, veturat e parkuara vështirësojnë qarkullimin

  • 4 years ago
Vijon kaosi në trafik në rrugën në Çairçanë të Shkupit pavarësisht vendosjes së barrierës prej betoni. Makinat edhe më tej parkohen në korsinë për lëvizjen e makinave.

?Pavarësisht ndarjes betonike që u është bërë korsive në Bulevardin e njohur si ? Çairçanja?, komunikacioni përsëri vazhdon të jetë i rënduar dhe kjo për shkak te veturave që ndalojnë në rrugë, për të blerë, ndoshta, në bizneset që ndodhen përskaj këtij bulevardi?.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiut, zgjidhjen afatshkurtër të këtij problem e sheh tek policia rrugore, të cilët edhe sot gjobisnin apo u jepnin vërejtje qytetarëve që kishin parkuar aty ku ligji nuk e lejon.

Me të vërtetë është frekuentim i madh i veturave, për atë arsye ka tërë kohën polici rrugore, për t?i gjobitur, për t?u shqiptar vërejtje të gjithë qytetarëve që ndalojnë në korsinë që duhet të jetë për lëvizje. Ne e dimë se kjo është arterie kryesore që lidh tre komuna - deklaroi Visar Ganiu- kryetar i Komunës së Çairit.

Si zgjidhje afatgjatë ai përmend parkingjet në kate, që banorëve të kësaj komunë ka vite që u premtohet. Ganiu thotë se tashmë një vit e gjysmë po përgatiten dokumentacionet, por nuk jep një datë se kur mund të fillojë jetësimi i këtij projekti.

Kemi filluar procedurat dhe besoni që në mënyrë të vazhdueshme jemi duke punuar me këtë projekt.02:08 Besoni që mezi presim, por kemi problem me dokumentacionin. Por në të ardhmen kjo rrugë edhe do të zgjerohet - tha Visar Ganiu- kryetar i Komunës së Çairit.

Ndarje betonike e korsive të bulevardit Cvetan Dimov u vendosën nga Qyteti i Shkupit gjatë natës së 16 majit.

Evi Shkopi

Recommended