Punësimi në Lezhë, drejtori i SHKP-së: Qytetarët hezitojnë të regjistrohen si punëkërkues

  • 6 years ago
Zhvillimi i turizmit ka rritur numrin e të punësuarve në Lezhë. Sipas të dhënave të publikuara nga drejtoria e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, gjatë muajve të fundit janë punësuar më shumë se 500 persona në sektorin e hoteleri turizmit dhe fasoneri. Por drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Lezhë Fatmir Delishi, shprehet se vende të lira pune në fusha të ndryshme refuzohen nga të rinjtë.

Pavarësisht shifrave pozitive që jepen në vazhdimësi nga zyra e punës, numri i të papunëve vijon të jetë i lartë në qarkun e Lezhës, pasi shumë qytetarë hezitojnë të regjistrohen si punëkërkues.

Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Lezhë Fatmir Delishi

Recommended