Ora News - "Babalja", Gjata: Procesi për gazetarin Olldashi i montuar politikisht
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për avokatin e gazetarit Jetmir Olldashi, Çlirim Gjata procesi ndaj klientit të tij është i montuar politikisht nga prokuroria për të shpëtuar fytyrën e qeverisë.

Në një dalje për mediat pas rivlerësimit të masës, Gjata tha se për Olldashin Gjykata e Apelit nuk ndryshoi qëndrim, detyrim paraqitje një herë në dy javë.

Çlirim Gjata: Nuk është se ndryshoi ndonjëgjë të madhe as Gjykata e Apelit. Të vetmen gjë që atë që kishte kërkuar prokurori një herë në dy javë paraqitjen e gazetarit. Gjykata e Rrethit i kishte dhënë një herë në jave, ishte treguar ndoshta më e zellshme sesa duhet, e rregulloi njëherë në dy javë.

Nuk mori parasysh kërkesat tona që këtu s'ka vepër penale në adresë të gazetarit. Nuk u shpreh për cështjen që nuk është koptente, gjithashtu nuk mori parasysh ato kërkesat tona në lidhje me provat që praktikisht nuk ka prova. Prova bazë që janë përgjimet e Alizotit janë të gjitha kundër akuzës, pa folur për kundërshtitë e tij dhe mungesën e besueshmërisë tek ky dëshmitar.

Përfundimisht i gjithë ky proces unë vazhdoj të mbroj të njëjtën pikëpamje, është proces i montuar politikisht nga prokuroria për të shpëtuar fytyrën e qeverisë pas gjithë atyre skandaleve që ka ndodhur dhe për këtë akuzojnë një gazetar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/babalja-gjata-procesi-gazetarin-olldashi-i-montuar-politikisht
Recommended